Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit

Maqedonia

Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:43
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor, theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit, dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një transformim i gjelbër dhe rritje e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë.

Pavarësisht krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë botën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër. Në vitet e fundit, Qeveria bëri disa reforma në sektorin e energjisë, me të cilat filloi procesi i dekarbonizimit, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Konferencën “Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi transatlantik dhe rajonal – ndërtimi i aleancave të forta” e cila u mbajt sot në Uashington.

Ministri Bekteshi foli në panel diskutimin me temë: Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Energjetike Evropiane, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e dekarbonizimit dhe promovimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se nevoja për transformim energjetik në Ballkanin Perëndimor, që nënkupton dekarbonizimin dhe rritjen e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë, është një nga prioritetet më të mëdha, veçanërisht në kontekstin e krizës energjetike.

“Maqedonia e Veriut është vendi i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë, i cili ka zhvilluar një Plan Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, i cili përfshin dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën. Dekarbonizimi është gjithashtu një nga
shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040. Varësia e vendit nga importet e gazit natyror, si dhe nga shumica e karburanteve, e bën skenarin e dekarbonizimit dukshëm të cenueshëm ndaj trazirave në tregjet e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe energjisë elektrike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukr
ainë”,
tha ministri Bekteshi.

Si obligime të marra nga Maqedonia e Veriut në fushën e dekarbonizimit, parashikohet në periudhën e ardhshme mbyllja e termocentraleve dhe në këtë mënyrë ndalimi i prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, rritja e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme në sektorin e energjisë, proces që tashmë ka nisur me investimet në
termocentrale fotovoltaike, si dhe uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike.

“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në dekarbonizimin dhe veprimet klimatike në dokumentet kombëtare strategjike dhe të veprimit për energjinë dhe klimën. Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë, pesha e BRE-ve në konsumin bruto final të energjisë pritet të rritet, duke arritur në intervalin 35-45% në vitin 2040”, tha
Bekteshi.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus për sa i përket gazit natyror, por me mbështetjen e partnerëve tanë SHBA dhe BE vitin e kaluar, vendi arriti të sigurojë kapacitete shtesë në gazsjellësin me Bullgarinë dhe do të fillojë ndërtimin në fund të vitit të ndërlidhësit me Republikën e Greqisë, i cili do të diversifikojë burimet e furnizimit me këtë energji.

“Ne jemi duke punuar për një lidhje gazi me Serbinë dhe Kosovën, që do të nënkuptonte një pavarësi më të madhe energjetike për rajonin”, tha ministri.

Diskutimi i panelit “Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Energjetike Evropiane”; u trajtua nga Jeffrey Payat, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Energjinë në Departamentin e Shtetit, Ana Novakoviç Gjuroviç, Ministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit të Malit të Zi, Vedran Lakiç, Ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjisë e Federatës së BeH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat