Të përjashtuarit nga “Higjiena” ankimojnë vendimin, Mazneva i shpërbleu pastaj i largoi nga puna

Maqedonia

Të përjashtuarit nga “Higjiena” ankimojnë vendimin, Mazneva i shpërbleu pastaj i largoi nga puna

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Punonjësit e larguar nga Ndërmarrja Publike “ Higjiena Komunale” Shkup kanë nisur betejën për rikthim në vendet e punës pasi pretendojnë se padrejtësisht janë përjashtuar. Ankesat i kanë dorëzuar në institucionin punëdhënës si dhe në Inspektoratin e punës. Pavarësisht pyetjeve të dërguara në Higjienën Komunale, nga kjo e fundit nuk u përgjigjën nëse ankesat kanë mbërritur dhe si do të veprohet.

Na kanë ofruar ndihmë disa avokatë, pa asnjë denarë se e din si është rasti. Se këtu janë prekur kategoria e njerëzve që pastrojnë nga 450 tonelata në ditë mbeturina. Udhëheqës i ndërrimit kam qenë, me 38 vjet përvojë. Prej drejtoreshës, para disa muajve kam qenë i shpërblyer dhe tash menjëherë personi më i urryer. Shumë mirë e kanë thënë, kush nuk i bën amin Kosanës është kundërshtari i saj. Situata në Higienën Komunale, nuk e di edhe në Afrikë a ka kësi lloj represioni, diktature”, tha Ajdin Sherifi, i larguar nga puna.

Nga ana tjetër, Naser Bilalli tha se deri në pension i duheshin edhe tre vjet punë. Ai shton se arsyeja e vetme pse u shkarkuan bashkë me kolegët e tjerë ishte ngritja e zërit për paga më të larta.

Punoj 39 vjet aty, asnjëherë nuk kam pas vërejtje, ankesë apo nuk kam qenë i thirrur për ndonjë problematikë qe e kam bë ndaj punës që e kemi kryer. Tash largohen njerëz që e pastrojnë bërllokun, qytetin. Sipas mendimit tim kjo është tmerr, s’ka logjikë por kjo po ndodhë për momentin. Largohen njerëz nga 30-40 vjet punë, punëtori që e ngarkon bërllokun. Kemi pas disa herë kërkesa me u ul me bisedu, me i parashtruar kërkesat e të punësuarve që kanë nevojë këta njerëz se janë me rrogë minimale”, u shpreh Naser Bilalli, i larguar nga puna.

27 punonjësit e përjashtuar nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” pretendojnë se nga puna janë larguar padrejtësisht pavarësisht vendimeve për punë mbi 30 vjet, respektimit të orarit dhe rregullores për punë në këtë institucion. Siç thonë ata pjesëmarrja në protestë është arsyeja e vetme e përjashtimit nga puna. Ditë më parë, kryetarja e Shkupit dhe drejtuesja e Higjienës Komunale konfirmuan se të përjashtuar janë pjesëmarrësit në protesta për rritjen e pagave, për pagesën e K-15 dhe kushte të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat