LSDM: I kthyem 107 milionë euro qytetarëve për 4 vite nga “TVSH-ja ime”

Maqedonia

LSDM: I kthyem 107 milionë euro qytetarëve për 4 vite nga “TVSH-ja ime”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të konceptit të LSDM-së, kthimi i parave tek qytetarët. Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Këto janë para serioze që qeveria i paguan direkt në llogaritë e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në buxhetet familjare të të gjithë përfituesve të masës së TVSH-së ime. Me ndryshimet e fundit ligjore kemi rritur edhe shumën maksimale në një tremujor. Qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale në një tremujor tani mund të fitojnë një shumë maksimale prej 2100 denarë për përdorues. Për një vit të tërë, kjo është 8.400 denarë për përdorues. Nëse në një familje janë dy shfrytëzues të kësaj mase, në buxhetin familjar për një vit janë 17.000 denarë.”, thonë nga LSDM.

Siç thonë nga LSDM, për suksesin e masës “TVSH-ja ime” flet numri i përdoruesve të regjistruar, i cili është në rritje të vazhdueshme dhe sot arrin në 538 919.

LSDM thekson se me ketë masë bëhen edhe dallimet mes tyre dhe OBRM-PDUKM-së sepse ata vjedhnin paratë e qytetarëve nëpërmjet monumenteve, ndërsa LSDM ua kthen qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat