Arrestohet 20 vjeçarja nga Kumanova, vodhi sende nga një shtetas turk

Maqedonia

Arrestohet 20 vjeçarja nga Kumanova, vodhi sende nga një shtetas turk

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Dje në ora 17:00 në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria A.Z.(20) nga Kumanova.

Ajo dyshohet se rreth orës 11:30 në rrugën “Bit Pazarë” nga F.J.(44) nga Republika e Turqisë, mori një karrocë për fëmijë me një çantë shpine, dokumente udhëtimi, para dhe sende të tjera.

Me A.Z. në stacionin policor është zhvilluar bisedë zyrtare gjatë së cilës ajo ka pranuar krimin. Sendet e vjedhura iu kthyen pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat