Kryqi i Kuq në Maqedoni vijon aksionin për t’i mbrojtur qytetarët nga dehidrimi

Maqedonia

Kryqi i Kuq në Maqedoni vijon aksionin për t’i mbrojtur qytetarët nga dehidrimi

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ndërsa faza portokalli dhe temperaturat përvëluese vijojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve, kryqi i kuq në orët më të nxehta të ditës, respektivisht nga ora 11-17 zhvillon aksion për shpërndarjen e ujit nëpër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit.

“Siç e shihni edhe ju në terren, ne më tepër ndalemi nëpër stacionet e autobusëve, ku njerëzit presin autobusë dhe vapa është e madhe. Është interesi veçmë, edhe na kanë mësuar njerëzit, sa e shohin veturën përgatiten për me marr ujë… Të them të drejtën deri tani i kemi ndarë mbi 200 se non-stop shëtisim edhe pazaret, edhe përfshijmë prej të Mavrovka deri në Butel… Mbi 500 ditëve të tjera, sidomos ditë pune”, tha Alajdin Sulejmani, kryqi i Kuq Komunal Çair.

Sulejmani thotë se rreth orës 14, fluksi I qytetarëve që frekuentojnë rrugën ndalet, ndërsa qytetarët I shmangen daljes jashtë në pikun e të nxehtit.

“Si duket bash po e shohim tash domethënë nga ora 2 veçmë fluksi ndalet, nuk është ai fluks njerëzve, domethënë shumica e respektojnë, vetëm më dikush që e ka domosdo, ata i hasim në terren, si duket respektohet se vapa është e madhe… Ne në këtë rajonin tonë në Çair nuk kemi has, por vetëm një paciente të them deshi ta kontrollojë shtypjen, mendoi se mos kishte problem me shtypjen, por falë Zotit s’pat problem. Është mungesa e ujit tash normal bie shtypja prej të nxehtit”, deklaroi Alajdin Sulejmani, Kryqi i Kuq Komunal Çair.

Kryqi i Kuq shpërndan ujë në të gjithë territorin e Shkupit, ekipet janë mobile, janë të ndara me territore dhe përfshijnë të gjitha komunat që janë në kuadër të Qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat