Vetura mori flakë pas aksidentit në Aerodrom të Shkupit, lëndohen dy persona

Maqedonia

Vetura mori flakë pas aksidentit në Aerodrom të Shkupit, lëndohen dy persona

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:18
Pamje nga aksidenti

Vetura e cila ka marrë flakë sot në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, paraprakisht është përplasur me një veturë tjetër, pas së cilës është përmbysur dhe ka marrë flakë zjarr, thonë nga MPB Maqedoni.

“Sot (18.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se në ora 15:50 në bulevardin “Brigada Treta Maqedonase”, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve “Opel”, i drejtuar nga D.T.(52) nga Shkupi dhe një automjeti i pasagjerëve “Volkswagen”, i drejtuar nga R.K.(53) nga Shkupi, të dy me targa të Shkupit, me ç’rast ka rënë zjarri në veturën “Opel”, njoftoi MPB për “Fokus”.

Nga aksidenti të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital, ku janë konstatuar dëmtime fizike. Inspektim në vendin e aksidentin është duke kryer ekipi inspektues i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat