178 gjoba për shoferët në Shkup, 54 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

178 gjoba për shoferët në Shkup, 54 për vozitje të shpejtë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, pesë për vozitje pa patentë shofer, 17 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tetë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë gjoba për mos dhënien e përparësisë për këmbësorët, dy sanksione për kalim në semafor të kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat