Ejup Rustemi: Kompanisë “Bechtel Enka” i janë paguar rreth 167 milionë euro

Maqedonia

Ejup Rustemi: Kompanisë “Bechtel Enka” i janë paguar rreth 167 milionë euro

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:34
Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi

Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi sot informoi se ndaj “Behtel dhe Enka” deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro.

Sipas Rrustemit, për momentin po bëhen hulumtimet gjeomekanike, ndërsa për projektim të traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet e disponueshme në shtet. Ai tha se po përgatiten edhe elaborate për shpronësim.

“Vazhdojmë me pagesën ndaj ‘Behtel dhe Enka’, sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë. Po përgatiten edhe elaboratet për eksproprijim. Sot ose nesër do të miratohen edhe të gjithë projektuesit për projektim të të gjitha traseve dhe korridoreve rrugore”.

“Dëshiroj ta informoj opinionin se të gjitha kapacitetet në shtet të cilat projektojnë do të angazhohen. Do të vazhdojmë me siguri javën e ardhshme të parashtrojmë kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për korridoret rrugore. Pas miratimit të marrë, do të fillojmë edhe me eksproprijimin, e më pas edhe me punët ndërtimore”, theksoi Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat