Shqiptohen 200 masa në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 200 masa në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup dje (19.07.2023) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 200 masa

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 200 gjoba, nga të cilat 50 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 21 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar dhe shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe shtatë masa për kalimi në semafor të kuq…

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat