Gjykatësi Nake Georgiev jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor në RMV

Maqedonia

Gjykatësi Nake Georgiev jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor në RMV

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:02
Nake Georgiev

Gjykatësi Suprem Nake Georgiev ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor.

E gjithë kjo vjen pas debateve disaditore në Këshillin Gjyqësor se nuk është e ligjshme që ai si anëtar i Këshillit Gjyqësor të zgjedhë djalin e tij për gjyqtar.

“Më vjen mirë që kolegët e mi e kuptuan qëndrimin kategorik se ligjërisht nuk është e mundur të zgjidhet një gjyqtar në situatën kur një anëtar i familjes zgjidhet në Këshillin Gjyqësor”, tha Vesna Dameva.

Gjyqtarët Ivica Nikolovski, Meri Radevska dhe Vesna Dameva, sipas informacioneve jozyrtare, e kanë bindur Georgiev se duhet të japë dorëheqje nga posti nëse dëshiron që të zgjidhet për gjyqtar djali i tij, i cili ka mbaruar Akademinë.

Nake Georgiev kandidoi si anëtar i Këshillit Gjyqësor si kandidati i vetëm nga Gjykata Supreme, ndërsa përkrahësit e Këshillit e ndërprenë procedurën për shkarkimin e tij.

Për të njëjtin rast për të cilin ka qenë peticioni, tre gjyqtarë të apelit nga Shtipi janë shkarkuar, por ai ka shpëtuar.

Dy javë më parë ai u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve suprem me vetëm 6 vota, njëra prej të cilave ishte e tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat