Bastisje në Kondovë të Shkupit, gjendet drogë dhe armë – arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Kondovë të Shkupit, gjendet drogë dhe armë – arrestohet një person

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:58
Policia

Sot (26.07.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Njësitit policor për intervenim pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.S (31) nga fshati Kondovë, Shkup.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë dhe tetë tenxhere me kërcell të zhvilluar kanabis sativa.

Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat