Dogana e Maqedonisë bëhet edhe me një qen nuhatës për zbulimin e narkotikëve, armëve dhe parave

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë bëhet edhe me një qen nuhatës për zbulimin e narkotikëve, armëve dhe parave

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:35
Policia

Drejtoria e Doganave është bërë me qenë të ri për zbulimin e narkotikëve, armëve dhe parave. Nga Drejtoria thonë se luftimi i krimit të organizuar dhe ekonomisë gri është një nga prioritetet kryesore të tyre dhe se në këtë luftë, qentë janë mjaft të rëndësishëm.

Nga Drejtoria theksojnë se delegacioni i Drejtorisë Doganore i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të trajnimit të qenit doganor të dhuruar dhe trajnuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

“Qeni, i cili është i racës Labrador (dhelpra e kuqe), ka përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve. Me këtë Drejtoria doganore posedon 5 qenë nuhatës që lehtësojnë punën e përditshme të doganierëve”.

“Drejtori Bogoev mori pjesë edhe në një ushtrim praktik në aeroportin e Shën Apostull Pavle në Ohër, ku në kushte reale u demonstrua zbulimi i tregtisë ilegale nga ekipet mobile me ndihmën e qenve të doganës”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat