Nesër nis misioni i BE-së për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nesër nis misioni i BE-së për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Siç njoftoi së fundmi ambasadori David Geer, Komisioni Evropian është duke vendosur një mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut për t’u fokusuar në funksionimin e Këshillit Gjyqësor, shkruan TV21.

Një ekip ekspertësh nga shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojë kuadrin institucional të Këshillit Gjyqësor dhe do të propozojë masa afatshkurtra dhe afatmesme, duke përfshirë masa legjislative dhe institucionale, me qëllim forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe besueshmërisë së këtij organi të rëndësishëm të menaxhimit në gjyqësor.

Udhëheqësi i ekipit, Branko Hrvatin, ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Kroacisë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 27 dhe 28 korrik për të filluar misionin, duke identifikuar qëllimin e punës së ekipit.

Puna do të përfundojë me mbështetjen e një ekipi ekspertësh nga vendet anëtare të BE-së, të cilët do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat