Është shuar zjarri që shpërtheu në “Vodno”

Maqedonia

Është shuar zjarri që shpërtheu në “Vodno”

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Në Qendrën për Menaxhim të Krizave janë pranuar njoftime për shpërthim të zjarreve në malin “Vodno” afër Shkupit, në lokalitetin “Markovo Krushce”.

Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit dhe ndërmarrjet publike kompetente të Qytetit të Shkupit.

Me shpejtësi kanë dalë në fushë dhe kanë shuar zjarrin që kishte prekur barin e thatë dhe bimët me kërcell të ulët dhe ekzistonte rreziku që të prekte edhe pyllin.

Pavarësisht se autoritetet apelojnë çdo vit tek qytetarët që të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarre, sidomos në vapën e verës, shpërthimi i zjarreve është e shpeshtë. Gjoba për shkaktimin e zjarrit varion nga 500 deri në 5.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat