Marko Bislimovski rizgjidhet kryetar i KRRE-së

Maqedonia

Marko Bislimovski rizgjidhet kryetar i KRRE-së

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:55
Marko Bislimovski

Kuvendi sot vazhdoi seancën e 120-të me debat për Propozimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujërave dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë Marko Bislimoski, mori mbështetje nga deputetët për një mandat të dytë si kryetar i KRRE-së.

Anëtarë të këtij organi u zgjodhën Aleksandar Çebotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema.

Deputetët e opozitës janë shprehur të pakënaqur me kandidatët e propozuar për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Rregullator. Sipas tyre, shkelet përfaqësimi i drejtë në Komision, sepse pothuajse gjysma e të punësuarve janë maqedonas dhe shqiptarë, dhe nuk ka asnjë pjesëtar të komuniteteve tjera.

Mandati i kryetarit të KRRE-së zgjat pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat