Arsovski: Albanofobia cenon demokracinë multikulturore

Maqedonia

Arsovski: Albanofobia cenon demokracinë multikulturore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:28
Petar Arsovski

Edhe në diskursin publik po ndjehet një antagonizëm i rritur dhe tension në mes të dy komuniteteve etnike. Kështu u shpreh eksperti politik Petar Arsovski, duke e komentuar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmanit, se në vend është krijuar një qendër hibride politiko-ekonomike, kundër BDI-së, të cilën e shohin si sinonim i barazisë etnike.

Mbi këtë tezë ka dy aspekte vlerëson Arsovski, ai legjitim, që është rritja e vëmendjes kritike nga opinioni, për shkak të kohës së gjatë të BDI-së në pushtet dhe përqëndrimit të fuqisë dhe ajo jolegjitime që rrezikon demokracinë multikulturore.

Kjo situatë është rezultat edhe i procesit të ndryshimeve kushtetuese ndaj të cilëve shqiptarët dhe maqedonasit shohin ndryshe, thotë Arsovski, duke shtuar se kjo nuk mund të jetë arsyetim i krijimit të një albanofobie.

“Pjesa e dytë e kësaj teze që nuk është legjitime dhe nuk i ngjan një demokracie multikulturore dhe kur kjo shndërrohet në albanofobi të përgjithshme, kur për shkak të dyshimeve të një partie, kjo shndërrohet në një përshtypje të përgjithshme se u është dhënë shumë shqiptarëve, nuk është mirë të jenë të barabartë dhe duhet bërë një bashkim maqedonas në një antagonizëm ndaj shqiptarëve që e cenon karakterin multikulturor të shtetit”, deklaroi Petar Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat