162 gjoba për shoferët në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

162 gjoba për shoferët në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 10:55
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 66 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat