Xhaferi: Votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk ka shumicë

Maqedonia

Xhaferi: Votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk ka shumicë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 12:41
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, thotë se votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej 80 votash.

“Akti i votimit nuk është i lidhur me ditën e fundit të debatit. Kjo është e paraparë me rregulloren e procedurës dhe praktikës. Kuvendi vendos nëse ka shumicën e nevojshme”, tha Xhaferi.

Debati në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese do të nisë më 18 gusht. Siç ka shpjeguar Xhaferi, në përgjithësi zgjat 10 ditë pune.

Xhaferi tha se gjithçka do të varet nga situata aktuale, pra nëse do të sigurohet shumica e dy të tretave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat