Edhe Arjanit Hoxha paralajmëron parti të re politike: Do t’i kemi dyert e hapura për të gjithë

Maqedonia

Edhe Arjanit Hoxha paralajmëron parti të re politike: Do t’i kemi dyert e hapura për të gjithë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 12:57
Arjanit Hoxha

Arjanit Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami, i cili në Kuvend do të funksionojë si i pavarur, paralajmëroi hapjen e një subjekti të ri politik.

Hoxha tha se përfundimisht kanë ndarë rrugët me Lëvizjes Besa dhe i ftoi të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë e partive politike t’i bashkëngjiten.

“Sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”, tha Hoxha.

Ndryshe, deputeti Bastri Bajrami e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit se në legjistlativ do të veprojë si i pavarur, duke e lënë Lëvizjen Besa me vetëm një deputet. Pakënaqësitë brenda Lëvizjes Besa erdhën pasi kryetari i saj Bilall Kasami paralajmëroi bashkëpunim me Izet Mexhitin, i cili po ashtu ka paralajmëruar parti të re politike, si shprehje e pakënaqësive në tashmë ish-partinë e tij, BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat