Banorët e Orizares protestojnë para EVN-së në Kumanovë

Maqedonia

Banorët e Orizares protestojnë para EVN-së në Kumanovë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:09
Banoret

Qindra banorë të fshatit Orizare kanë ardhur para EVN-së në Kumanovë dhe kërkojnë rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas tyre, protesta para EVN-së nuk nënkupton solidarizim me protestën në Sllupçan.

Por në të kundërtën kërkojnë që fshati i tyre si parapagues të rregullt të mos penalizohet për shkak Sllupçanit.

Për momentin presin që të ftohen në takim nga zyrtarë të EVN-së. Paraprakisht nga kompania u kanë thënë se pa ndërhyrje në Sllupçan është e pamundur të rikthehet furnizimi edhe në fshatrat tjerë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat