Mickoski: Besoj fuqishëm në 44 deputetët e OBRM-PDUKM-së se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin

Maqedonia

Mickoski: Besoj fuqishëm në 44 deputetët e OBRM-PDUKM-së se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:19
Hristijan Mickoski

“Nuk do t’i komentoja ata deputetë që mbështesin qeverinë e BDI-së, sepse qëndrimet atje janë të paqarta. Sot thonë një gjë, nesër bëjnë një tjetër. Po, ky është qëndrimi i deputetit që përmendët, e kam lexuar edhe në rrjetet sociale”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i pyetur nga gazetarët për koment për deputetin e partisë turke në pushtet, Enes Ibrahim, i cili pak ditë më parë deklaroi se nuk do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Ai shtoi se nuk u beson njerëzve, gjegjësisht deputetëve që mbështesin një qeveri të tillë dhe se mbështetet dhe beson vetëm në fjalën e dhënë nga 44 deputetë të koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, të cilët nuk do të pranojnë diktat bullgar dhe nuk do ta votojnë ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë.

Mickoski shtoi se OBRM-PDUKM si qeveri e ardhshme është e gatshme të ulet dhe të diskutojë për ndryshimin e rrethanave që janë vënë sot në tryezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat