SPB jep detaje të reja për aksidentin e sotëm në Tetovë

Maqedonia

SPB jep detaje të reja për aksidentin e sotëm në Tetovë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:24
Tetovë

Sot (27- korrik) rreth orës 19:00 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, në afërsi Shtëpisë së Kulturës, automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga personi L.Sh. (18) nga Llërca e Tetovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve të para në aksident është lënduar rëndë pasagjeri V.I.(26) nga i njëjti fshat (thyerje në gishtat e dorës).

Ndërsa shoferi L.Sh. ka kaluar vetëm me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi i SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat