Xhaferi: Debati për votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese mund të zgjasë 10 ditë, por edhe 1 minutë

Maqedonia

Xhaferi: Debati për votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese mund të zgjasë 10 ditë, por edhe 1 minutë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:32
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 tha se debati për miratimin e nevojës për votimin e ndryshimeve kushtetuese mund të zgjasë maksimum 10 ditë.

“Deri në 10 ditë, nuk do të thotë që të zgjasë 10 ditë. Mund të zgjasë 1 minutë, nuk ka të paraqitur për fjalë, në një minutë mbyll diskutimin, në aspektin procedural”, tha Xhaferi.

Kreu i Kuvendit tha se në rend të ditës është vetëm një pikë, votimi i nevojës për ndryshimet kushtetuese dhe se do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pika tjera në rendin e ditës.

“Duhet të hapet seanca, të propozohet rendi i ditës, ndërsa seanca tashmë është thirrur dhe ka një pikë të vetme në rendin e ditës. Në mënyrë procedurale duhet të pyes nëse ka propozime për ndryshim dhe plotësim të rendit të ditës, por në parim për seanca të këtilla nuk plotësohet dhe do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pikat tjera të rendit të ditës”, shtoi Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat