Moti gjatë fundjavës në Maqedoni do të jetë stabil, do të fryjë erë e lehtë

Maqedonia

Moti gjatë fundjavës në Maqedoni do të jetë stabil, do të fryjë erë e lehtë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Moti gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut do të jetë stabil dhe i nxehtë, me temperatura të mëngjesit më të ulëta.

Siç njofton DPHM, gjatë fundjavës temperaturat minimale do të jenë në interval prej 9 deri 19 gradë celcius. Ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 28 deri 38 gradë celcius. Indeksi UV do të jetë 9.

Gjatë fundjavës do të ketë edhe erë të lehtë, e cila do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor.

Ndërsa të hënën do të ketë zhvillim lokal të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shiut dhe erë të fuqishme. Më pas do të ketë stabilizim të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat