Mariçiq optimist për ndryshimet kushtetuese: “S’do të heqim dorë nga përpjekjet deri në fund të mandati”

Maqedonia

Mariçiq optimist për ndryshimet kushtetuese: “S’do të heqim dorë nga përpjekjet deri në fund të mandati”

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:29
Zv. kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, thotë se sjellja e ndryshimeve kushtetuese është mundësi që nuk duhet humbur dhe gjithçka varet nga deputetët, duke u shprehur optimist për miratimin e tyre deri në fund të vitit. Tha se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet deri në fund të mandatit.

“Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të mandatit të këtij Kuvendi dhe kësaj Qeverie.

Është e rëndësishme që kjo të bëhet këtë vit që ta kapim atë proces të krijimit të një pakoje të re për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, bashkë me Ukrainën, Moldavinë, vendet e Ballkanit Perëndimor, të mbetemi në trasenë e njëjtë me Shqipërinë si deri më tani.

Ajo që e dëshmuam me vepra është se Qeveria është e përgatitur për bisedime serioze dhe thelbësore me opozitën se si të vijmë deri te zgjidhja për votimin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Bojar Mariçiq, zv. kryeministër për Çështje Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat