MPJ bullgare: Shtetasi i lënduar bullgar aktualisht ndodhet në gjendje stabile

Maqedonia

MPJ bullgare: Shtetasi i lënduar bullgar aktualisht ndodhet në gjendje stabile

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Bullgaria reagon për incidentin e ndodhur në Shkup, ku tifozët e tyre provokuan dhe u rrahën në Çair.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër incidentin e 27 korrikut në të cilin u plagosën shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë. Kështu thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare pas ngjarjeve të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së futbollit mes PFK Levski dhe klubit futbollistik Shkupi nga Shkupi.

“Shtetasi bullgar i lënduar aktualisht ndodhet në gjendje të përgjithshme stabile por të rëndë dhe është duke u rikuperuar pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkatdhetarin e lënduar dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase”, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.

Ata shprehin keqardhjen që fryma pozitive dhe sportive e ndeshjes mes PFK Levski dhe FC Shkupi është trazuar nga aktet e agresionit jashtë fushës së futbollit.

Presim që autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetim dhe dhënie efikase të drejtësisë në lidhje me aksidentin e rëndë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat