Mesazhi automatik në gjuhën angleze i alarmoi shërbimet e urgjencës për aksident në Veles

Maqedonia

Mesazhi automatik në gjuhën angleze i alarmoi shërbimet e urgjencës për aksident në Veles

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Në ora katër të mëngjësit një mesazh automatik i pazakontë arriti në numrin e telefonit 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Përmbajtja e mesazhit ishte se ka ndodhur një akisdent trafiku por në gjuhën angleze.

Telefoni i shoferit, gjatë daljes nga automjeti, është programuar që të jep automatikisht informacion në numrin e vetëm evropian të urgjencës në çdo vend evropian dhe më gjerë, se ndoshta ka ndodhur një aksident trafiku, që do të thotë se pronari i telefonit nuk është në gjendje të telefonojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në bashkëpunim me MPB-në, thirrja është lokalizuar dhe shërbimet kanë mbërritur në vendin e aksidentit, i cili ka ndodhur në territorin e fshatit Çaloshevë, tre kilometra larg magjistrales Veles-Shtip.

Në makinën e rrokullisur ndodhej një person Iënduar dhe i bllokuar.“Pas nxjerrjes së personit të lënduar, ekipi mjekësor i emergjencës e ka dërguar në spitalin e Velesit, dhe më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transferuar në klinikat kirurgjikale në Shkup”, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat