Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

Maqedonia

Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ura në hyrje të lagjes Vizbeg mbi rrugën që shpie drejt Kosovës është një nga 14 urat në vend që përbëjnë rrezik për qytetarët që të njëjtat i shfrytëzojnë për qarkullim me automjetet e tyre.

“Kjo urë e cila shpie në Vizbeg paraqet rrezik potencial për ata të cilët kalojnë në urë dhe poshtë saj. Duke qenë se armatura e kësaj ure është ekspozuar ndaj elementëve natyrorë e njëjta është dëmtuar goxha dhe për këtë alarmoi edhe gjatë javës së kaluar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza alarmoi se në rast se ndonjë nga pllakat e betonit të urës bie mbi ndonjë veturë mund të sjellë deri në viktima.

Nga kryetari i Komunës së Butelit jemi informuar se ata dhe na kanë drejtuar tek Qyteti i Shkupit, njëkohësisht kanë kërkuar nga MPB-ja që ura të ndalohet për automjetet e rënda. Kjo urë është në gjendje shumë të keqe. Këto pllaka betoni që mund t’i shikoni janë pjesë e vet urës. Nëse nga dridhjet një plakë e tillë betoni bie mbi ndonjë veturë në lëvizje poshtë urës mund të vrasë njeri”, deklaroi Stojançe Angelov- drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Qytetarët thonë se automjetet e rënda po e dëmtojnë akoma më shumë këtë urë dhe shtojnë se nuk ndihen të sigurt sa herë kalojnë andej. Përveç urës së dëmtuar edhe gropat para kyçjes tek e njëjta janë të shumta.

“E sa kohë ka që e dimë se nuk është e sigurt, por nuk është e sigurt. 01:28 Nuk do të duhej të jetë në funksion. Kamionët e mëdhenj që kalojnë këndej do ta shkatërrojnë plotësisht. 01:37 Sigurisht që nuk ndihemi të sigurt.”

A e dini se kjo urë është e rrezikshme për kalim?
-Jo.
– A ju ka informuar dikush se nuk duhet të kaloni?
-Jo.
– Sa herë në ditë e bëni këtë rrugë?
-“Pothuajse çdo ditë.”

“Po ka kohë që është në këtë gjendje. Çdo ditë kaloj nga 5 deri në 10 herë. Nuk është e sigurt.”

Para më shumë se një viti ura ishte në gjendje edhe më të keqe, megjithatë Qyteti i Shkupit ndërhyri duke zvogëluar rrezikun deri në një përqindje të caktuar. Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit për të kuptuar nëse planifikojnë të ndërmarrin ndonjë hap për të shmangur këtë rrezik, por deri tani nuk u përgjigjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat