Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hënën nisin kontrollin e përbashkët të kufirit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hënën nisin kontrollin e përbashkët të kufirit

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi.

Do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë.

Si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat