Kapen 16 emigrantë nga Siria, dolën nga dy vetura me targa të Shkupit

Maqedonia

Kapen 16 emigrantë nga Siria, dolën nga dy vetura me targa të Shkupit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Nga MPB bëjnë të ditur se në dy vetura me targa të Shkupit janë gjetur 16 emigrantë nga Siria.

Nga MPB shtojnë se shoferi i njërës veturë është arrestuar, kurse tjetri ka arritur të arratiset.

“Me datë 29.07.2023 në ora 18:00 në një qarkore në afërsi të fshatit Kosturnik, nga punonjës policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Sopot janë vërejtur dy automjete të pasagjerëve me targa të Shkupit “Opel Zafira” dhe “Seat Leon”, nga të cilat. kanë zbritur persona-emigrantë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë larguar me vrap. P

as masave të marra, A.N.(32) nga Shkupi, i cili me veturën “Opel Zafira” po transportonte migrantë, nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria. Në vendngjarje janë gjetur 16 emigrantë, të gjithë nga Siria”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat