Policia e RMV-së u aktivizua në shuarjen e zjarreve, gjatë ditës së djeshme janë kryer intervenime në dy raste me dy helikopterë

Maqedonia

Policia e RMV-së u aktivizua në shuarjen e zjarreve, gjatë ditës së djeshme janë kryer intervenime në dy raste me dy helikopterë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme policia e Maqedonisë së Veriut ka intervenuar në dy rajone për të shuar zjarret në pyje.

Në rajonin e Demir Kapisë policia arriti të shuaj zjarrin me intervenimin e helikopterit MI-171. Zjarri kishte kapur rajonin afër Drenit, respektivisht afër Doshincës.

“Njësti i Helikopterëve për detyra të posaçme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme me helikopter Mi-171 është përfshirë në mënyrë aktive në shuarjen e zjarrit në rajonin e Demir Kapisë, në afërsi të Drenit, afër Doshnicës. Në vendin e përfshirë nga zjarri janë bërë tre cikle me kova dhe janë hedhur 7500 litra ujë, duke shuar me sukses zjarrin”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Zjarri gjatë ditls së djeshme gjithashtu është lokalizuar edhe në rajonin e Negotinës, ku policia ka intervenuar me helikopter “BELL 412”.

2Njësiti i helikopterëve për detyra speciale në MPB me helikopter Bell 412 ka lokalizuar zjarrin në “Goceva shuma”, ku në orët e pasdites në pyllin me pisha ka rënë zjarr duke djegur një sipërfaqe prej rreth 15-20 ha. Për shuarjen e zjarrit ka ndërhyrë njësiti territorial i zjarrfikësve, ndërsa për lokalizimin e zjarrit ka ndërhyrë Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me një nga helikopterët, i cili me investimet e kryesisë së MPB-së, të bëra vitet e fundit, u pajis me pajisje për shuarjen e zjarreve, ku u hodhën mbi 20 tonë ujë, pas çka zjarri i madh është aktualisht nën kontroll”, thonë mes tjerash nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat