Gjobiten 567 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 567 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:59
Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.07.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 576 shoferë.

“Prej tyre, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 274 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 302 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje deklarojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat