Lëshohet në përdorim koncepti one-stop-shop në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Maqedonia

Lëshohet në përdorim koncepti one-stop-shop në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej ditës së sotme është vënë në përdorim koncepti one-stop-shop në pikën kufitare Qaf Thanë.

Qaf Thanë me Republikën e Shqipërisë. Me këtë koncept, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, mundësohet qarkullim më i shpejtë i qytetarëve nga të dyja vendet, por edhe i kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

Ai sot në fjalën e tij në pikën kufitare Qaf Thanë theksoi se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, si dhe u lehtësohet aksesi në portet dhe vendet turistike në Shqipëri.

“Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Gjithashtu rrit miqësinë mes njerëzve, diçka që i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë në atë kohë për gjysmë shekulli, por tani jemi shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat