LSDM: Pas dorëheqjeve të BDI-së, Mickoski të realizojë premtimin e dhënë në takimin e liderëve

Maqedonia

LSDM: Pas dorëheqjeve të BDI-së, Mickoski të realizojë premtimin e dhënë në takimin e liderëve

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

LSDM i bën thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së që të bëjë një lëvizje shtetërore dhe të tregojë se për të është e rëndësishme e ardhmja evropiane e vendit.

Ata përkujtojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat që ai i ka theksuar në takimin e liderëve me Kovaçevskin dhe i bëjnë thirrje atij që ta përmbushë premtimin e tij për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i OBRM-PDUKM-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI me dorëheqjet e ministrave për është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta realizojë premtimin e dhënë publikisht.

“Tani, është koha që Hristian Mickoski të dëshmojë nëse ka kapacitet për të qenë burrë shteti, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit apo kujdeset vetëm për vendin e tij në Pallatin e Bardhë”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga atje besojnë se me vendimet e miratuara më parë të Këshillit Qendror të LSDM-së, si dhe me vendimin e fundit të BDI-së, praktikisht janë përmbushur të gjitha kërkesat që lideri i OBRM-PDUKM-së që i ka theksuar në takimin e liderëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat