Maqedoni, marrin pagë por nuk e hapin telefonin, në linjën "alo doktor" mjeku nuk lajmërohet

Maqedonia

Maqedoni, marrin pagë por nuk e hapin telefonin, në linjën "alo doktor" mjeku nuk lajmërohet

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Edhe pse u promovua që nga viti 2014 linja “Alo Doktor” nuk është funksion. Megjithatë mjekët kujdestarë marrin paga edhe pse nuk e hapin telefonin. Asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

Tentojnë të flasin me mjekun kujdestar në linjën telefonike për këshillë mjekësore në “Alo doktor”, por askush nuk e hap telefonin.

Numri 15 123 po cingëron por mjeku kujdestar nuk po e hap telefonin.

Projekti “Alo doktor” u promovuar më 15 shtator në vitin 2014 kur ministër i shëndetësisë ishte Nikolla Todorov. Qëllimi ishte që qytetarët të telefonojnë mjekun 24 orë kur kanë ndonjë problem shëndetësor. Ekipi i mjekëve përbëhet nga 22 mjekë, edhe atë nga më të ndryshmet, mjek të përgjithshëm, gjinekolog, dermatolog, pediatër e të tjerë.

Provuam edhe ne disa herë të flasim me mjek por askush nuk na e hapi telefonin.

Ndërkohë ende ekziston ueb faqja por publikimet e fundit janë në vitin 2015 ndërsa në faqen e tyre në facebook publikimet e fundit janë në vitin 2020 kryesisht lajme të publikuara gjatë pandemisë me Covid 19.

Kjo linje është e destinuar për raste më të lehta në mënyrë që puna e përditshme e Ndihmës së shpejtë të lehtësohet. Mjekët nuk mund të japin antibiotik por vetëm këshilla për ushqim dhe vitamina./KlanM/

Për këtë projekt janë ndarë edhe para nga buxheti dhe kjo mund të shihet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2020. Çdo mjek i angazhuar në këtë projekt merr pagë mujore shtesë prej 10 mijë denarë që do të thotë për 22 mjek të angazhuar për këtë projekt

Pyetëm Ministrinë e shëndetësisë për atë se përse nuk funksionon kjo linje nga aty morëm përgjigje se linja telefonike nuk funksionon që nga 1 janari i këtij viti, ajo është anuluar sipas vlerësimeve dhe vendimit të kryesisë së mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat