BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

Maqedonia

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:32

Përmes një kumtese të dërguar, Bashkimi Demokratik për Integrim e cilësoi si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli.

“Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”, kumtojnë nga BDI.

Sipas tyre, sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi i tyre për të eliminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.

“Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri – tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat