Aksident në Manastir, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident në Manastir, lëndohen dy persona

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:16
Policia

Dy persona janë lënduar gjatë një në aksidenti në ditën e djeshme (30 korrik) në kryqëzimin e rrugëve “Filip Vtori Makedonski” dhe “Batalioni Steve Naumov” në Manastir, njoftojnë nga MPB.

“Dje 30.07.2023 në ora 22:44 është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Filip Vtori Makedonski” dhe “Batalioni Steve Naumov” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Chevrolet Aveo”, drejtuar nga N.P. (20) nga Manastiri dhe automjetit “BMW” drejtuar nga L.M.(28), të dy me shenja regjistrimi Manastiri.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar L.M, ndërsa bashkëudhëtari D.J. (35) nga Manastiri ka pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin klinik Manastir.

Një ekip inspektues nga SPB Manastir është dërguar në vendin e aksidentit për të hetuar rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat