Aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar, bllokohet rruga

Maqedonia

Aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar, bllokohet rruga

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të SPB – Ohër, në rrugën Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Zajaz, rreth orës 15:00 ka pasur aksident në komunikacion ku kanë marrë pjesë tre automjete dhe një kamion.

Disa persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor

Nga policia po ashtu bënë të ditur se vijon këqyrja e vendit të ngjarjes.

Edhe nga LAMM bënë të ditur se komunikacioni është ndaluar në të dyja kahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat