Vazhdon ndalesa e komunikacionit për automjetet e rënda në Maqedoni, këto janë oraret e lejuara

Maqedonia

Vazhdon ndalesa e komunikacionit për automjetet e rënda në Maqedoni, këto janë oraret e lejuara

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Siç bëjnë të ditur nga LAMM, ndalesa në komunikacion për automjetet e rënda vazhdon të mbetet në fuqi deri më 30 gusht.

Sipas vendimit, ndalohet komunikacioni për automjetet mbi 15 tonë gjatë fundjavës dhe gjatë temperaturave të larta.

Nga LAMM po ashtu bëjnë të ditur edhe terminet e ndalesës edhe atë: të premten nga ora 17:00 deri ora 22:00, të shtunën nga ora 9:00 deri në ora 18:00 dhe të dielën nga ora 9:00 deri ora 22:00.

Ata shtojnë se në rrugën Magjistrale Shkup – Ohër – Shkup ndalohet komunikacioni për automjetet mbi 7.5 tonë gjatë fundjavës edhe atë:

e premte nga ora 15:00 deri ora 22:00, e shtunë nga ora 7:00 deri ora 12:00 dhe nga ora 18:00 deri ora 24:00 dhe të dielën nga ora 7: deri ora 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat