LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim

Maqedonia

LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Hristijan Mickoski është në lëvizje për të vendosur nëse është për BE apo për izolim, pasi ministrat nga BDI kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojnë për amendamentet kushtetuese, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me këtë dhe me vendimet e miratuara paraprakisht të Bordit Qendror të LSDM-së, janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Mickoski që OBRM-PDUKM t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë parlamentare, janë shpallur publikisht dhe pasi përmbajtja e tyre bëhet publike, askush, përfshirë edhe Mickoskin, nuk ka asgjë kundër ndryshimeve të tilla.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane.

Me votën për Evropën në Kuvendin e Maqedonisë, Mickoski dhe OBRM-PDUKM mund të tregojnë se janë vërtet për agjendën evropiane, se agjenda evropiane është gjithashtu maqedonase, në vend që të ngecë dhe të bllokojë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat