OBRM-PDUKM mbështet Rezolutën e Senatit Amerikan për gjuhën dhe kulturën maqedonase

Maqedonia

OBRM-PDUKM mbështet Rezolutën e Senatit Amerikan për gjuhën dhe kulturën maqedonase

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:30
OBRM-PDUKM

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me propozim-Rezolutën në Senatin Amerikan për shënimin e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase, theksoi se OBRM-PDUKM-ja i jep mbështetje pa rezervë rezolutës së propozuar për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe inkurajon të tjerët, institucionet dhe shtetet që të sjellin dokumente për të mbështetur dallueshmërinë shekullore maqedonase.

“Më lejoni të nënvizoj se para dy vitesh askush nuk fliste për garanci për veçantinë historike dhe kulturore shekullore maqedonase, dhe kjo pyetje dhe reagim po ndodh falë OBRM-PDUKM-së e cila e hapi dhe e imponoi këtë çështje në diskursin publik.

Si OBRM-PDUKM i japim mbështetje të parezervë kësaj Rezolute.

Është domethënëse që partnerët strategjikë të kuptojnë popullin maqedonas dhe veçantinë e saj, dhe është shumë e rëndësishme që kjo çështje të ketë mbështetje sa më të gjerë, gjegjësisht të inkurajohen vendet e tjera dhe institucionet evropiane që të miratojnë dokumente përmes institucioneve të tyre në mbështetje e veçantisë shekullore maqedonase, historisë, gjuhës dhe kulturës, gjegjësisht me një fjalë të identitetit maqedonas”, theksoi Stoillkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat