40 minuta pritje për hyrje në Maqedoni nga vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogordicë

Maqedonia

40 minuta pritje për hyrje në Maqedoni nga vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogordicë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje theksojnë se intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi ka frekuencë të shtuar dhe koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat