Maqedoni, mbi gjysmë milion euro për të shënuar festat shtetërore

Maqedonia

Maqedoni, mbi gjysmë milion euro për të shënuar festat shtetërore

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Mbi gjysmë milion euro do të shpenzohen për shënimin e festave siç janë 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, 2 Gushti – Dita e Republikës, 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë, 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore dhe 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimenti i Ohrit.

Edhe sivjet, ashtu siç ishte vitin e kaluar, rreth 100 mijë euro do të kushtojë 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Edhe sivjet tenderin e fitoi “Arbëria Design”.

Kompania “Skopje Film Studio” është angazhuar në krijimin dhe realizimin e aktiviteteve për katër festat tjera shtetërore, kurse për këtë punë do të ndahen 350 mijë euro.

E njëjta kompani, “Skopje Film Studio”, është angazhuar edhe për të realizuar një manifestimin “Open Balkan”, për të cilën janë planifikuar të shpenzohen 150 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat