Ali Ahmeti uron 2 Gushtin: Të gjithë u bëmë bashkë kundër pushtuesit

Maqedonia

Ali Ahmeti uron 2 Gushtin: Të gjithë u bëmë bashkë kundër pushtuesit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:45
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 2 Gushtin – Ditën e republikës duke theksuar se 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.

Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903, shkruan Ahmeti, është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.

“Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian. Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!"

Kujtojmë se sot Maqedonia e Veriut feston 120 vjetorin e Ilindenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat