Ndalohet një shtetas i Belgjikës në “Tabanoc”, u kap me patentë shoferi të falsifikuar

Maqedonia

Ndalohet një shtetas i Belgjikës në “Tabanoc”, u kap me patentë shoferi të falsifikuar

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:05
“Tabanoc”

Një shtetas i Belgjikës është arrestuar në pikën kufitare “Tabanoc”.

Nga MPB thonë se i njëjti gjatë kontrollit kishte dorëzuar patentë shoferi të shtetit të Belgjikës, që rezultoi të jetë r falsifikuar.

“Më datë 01.08.2023 në ora 23:45 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në dalje nga shteti, gjatë kontrollit kufitar të B.G.M.(29) nga Republika e Belgjikës, është konstatuar se patentë shoferi i Belgjikës, të cilën personi e ka dorëzuar për kontroll, ishte i falsifikuar.

I njëjti është privuar nga liria dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat