Gjendet një granat e Luftës Dytë Botërore në Kumanovë

Maqedonia

Gjendet një granat e Luftës Dytë Botërore në Kumanovë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një granatë avioni 100 kilogramëshe është raportuar se është gjetur në rrethinën e Kumanovës, njoftojnë nga MPB.

“Më 01.08.2023 në ora 13.00 në SPB Kumanovës është denoncuar se në fshatin Psaçë, gjatë realizimit të punëve ndërtimore është gjetur granatë avioni e rëndë 100 kilogram, e cila buron nga Lufta e Dytë Botërore.

Është kryer kontroll. Ndërkaq nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim granata është tërhequr në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi

MPB nuk ka dhënë më shumë informacione rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat