Grubi: Rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë do të përfundojë në tetor

Maqedonia

Grubi: Rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë do të përfundojë në tetor

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:37
Tuneli

Zv. kryeministri Artan Grubi ka njoftuar se rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup Bllacë do të përfundojë në tetor të këtij viti.

Grubi thotë se radhët e gjata po bëhen edhe shkaku i njerëzve të papërgjegjshëm që krijojnë tejkalime me veturë, që shkakton edhe më tepër kaos.

“Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit.

Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar.

Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave.

Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndërmarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikëqyrësin”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat