Hristov: Punëdhënësit të mundësojnë që nënat t’i ushqejnë fëmijët me gjidhënie në çdo kohë

Maqedonia

Hristov: Punëdhënësit të mundësojnë që nënat t’i ushqejnë fëmijët me gjidhënie në çdo kohë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:40
Mimi Kimovska Hristov

Nëna duhet të ketë mundësi që ta ushqejë fëmijën, t’i mundësohet gjidhënia gjithkund dhe gjithmonë, tha sot Mimi Kimovska Hristov.

Në javën e gjidhënies Hristov apeloi deri te punëdhënësit që t’i mundësojnë nënave që të ushqejnë pa ndërprerje me gjidhënie fëmijët e tyre.

“Është ilaç, është ushqim i pakrahasueshëm me asnjë formulë adaptuese. Është ilaç për fëmijët në botë. Ajo që duhet të bëhet te ne është ngritja e ndërgjegjes mjaftueshëm te të gjithë punëdhënësit, që të mundësohet gjidhënia e pandërprerë e gjidhënies së fëmijës nga nana e nënës së tij”, pohoi Kimovska Hristov.

Doktoresha nga Instituti i Gjidhënies thotë se pandemia shkaktoi ngadalësim të rritjes së përqindjes së gjidhënies në vend.

“Maqedonia regjistron rritje në krahasim me 10 vjetët e kaluara, do të thotë nga 24 në 27,4 për qind, por targeti nuk është arritur. Maqedonia në përgjithësi duhet ta zmadhojë trendin, ta mbajmë atë që ka qenë deri në vitin 2015, ku realisht kishte rritje, kurse tani kemi sërish rritje por larg targetit që pritet deri në 45 për qind”, tha Hristov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat