Maqedoni, mjekët ankohen për presione nga partitë politike

Maqedonia

Maqedoni, mjekët ankohen për presione nga partitë politike

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Në Qendrën Klinike ka infermiere që nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë. Kjo është pasojë e presioneve që vijnë nga shtabet partiake të cilët urdhërojnë pranimin e kuadrit jo adekuat. Me këto probleme po përballen për çdo ditë mjekët të cilët pavarësisht ngritjes së zërit thuajse nuk po përfillen nga institucionet përkatëse. Sipas mjekut Niko Beqarovski, funksionimi i shumë klinikave për momentin po mbahet gjallë nga vullnetarët të cilët pavarësisht punës që bëjnë nuk paguhen asgjë.

“Të gjithë e dinë më së miri se për çfarë stafi kanë nevojë. Tani po ndodh që të marrim një letër ku thuhet se ky është për këtu ndërsa ai tjetri duhet hequr. Në këtë mënyrë nuk ka cilësi. Më besoni, ka motra që nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë. Një infermiere e tillë nuk mund të punojë në një qendër klinike. Nuk duhet të punoj askund tjetër. Shkolla medicinale u hapën gjithandej, po kryejnë shkollë brenda natës prej ku edhe ka ardhur cilësia e dobët”, deklaroi Niko Beqarovski, mjek.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike Predrag Serafimovski theksoi edhe njëherë nevojën e rritjes së pagave. Nëse nuk ndodh kjo nga muaji shtator nuk përjashtohet mundësia e protestave.

“Me iniciativë të ministrit, rreth dhjetë ditë më parë, në mbledhjen në kabinetin e tij u formua grupi punues për harmonizimin e pagave. Sipas pagës minimale, askush në vend nuk lejohet të ketë pagë më të ulet se ajo minimale, 20.175 denarë, këtu nuk është kështu. Deri në grupin e katërt të kompleksitetit, njerëzit në vendin tonë, që janë grupet më vulnerabël, marrin nga 15 900 deri diku rreth 17-18000 paga. Sipas ligjit, kjo është vepër penale”, tha Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike.

Tashme disa muaj Sindikata e Shëndetësisë ngre zërin për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe zgjidhjen e problemin me mungesën e kuadrit në shumë klinika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat