Zjarri në afësi të Bogdancit ende nuk është vënë nën kontorll

Maqedonia

Zjarri në afësi të Bogdancit ende nuk është vënë nën kontorll

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:42
Bogdanc

Ende nuk është vënë nën kontroll zjarri në afërsi të Bogdancit, i cili ka shpërthyer dje rreth orës 11:00.

Gjashtëdhjetë persona po luftojnë zjarrin, i cili deri më tani ka shkrumbuar rreth 500 hektarë pyje dhe bar të thatë dhe që ka kaluar nëpër mullinjtë e erës mbi Bogdanci pa shkaktuar dëme në to, njoftona AIM.

Sipas Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në disa vende ka tym, ndërsa zjarrfikësit nga Gjevgjelia, Vallandova, Kavadari dhe Shtipi, së bashku me ekipin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) po tentojnë të shuajnë zjarrin.

Ndërkohë sipas kryetarit të komunës së Bogdancit, Blazhe Shapov, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit.

“Me të gjitha forcat në dispozicion po përpiqemi të shuajmë zjarrin dhe të mos lejojmë të përhapet. Tani për tani gjithçka po shkon sipas planit dhe të dakorduar nga koordinimi i mbrëmshëm. Nëse zjarri nuk rindizet për disa orë, do të arrijmë ta lokalizojmë dhe ta shuajmë", tha Shapov për MIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat